Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamza bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

Hamza bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar

Ai poashtu tha se “si kryeministër do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë”.

Hamza ka disa ditë që udhëtuar drejt Amerikës ku ka zhvilluar disa takime.