Pa fitues ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit, e vlefshme për javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat të barabartë
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se për ta ishte me rëndësi që të mos ta humbnin ndeshjen, pasi siç tha ai, ishte e vështirë ta analizonin Gjilanin.
“Jam i kënaqur, loja e parë gjithmonë është e vështirë. Për ne ka qenë më e vështirë për ta analizuar Gjilanin, ndërsa ata e kanë pasur më lehtë ta analizojnë Llapin, pasi e kanë parë në katër ndeshje të Evropës. Kur nuk e sheh asnjë ndeshje të kundërshtarit, është e vështirë ta analizosh. Bëmë gjithçka në pjesën e parë, por pranuam gol që nuk duhet pranuar. Reparti defansiv duhej duhej të ishte më i vëmendshëm. Rrezikova, ndryshova skemën, luajta me dy sulmues. Pas ndryshimeve shënuam. Po të kishim qetësinë, do ta shënonim edhe golin e dytë. Djemtë treguan karakter. Nga ndeshja e radhës kemi më shumë mundësi për të pasur njohuri për kundërshtarin. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe luftën në fushë. Gjilani ka ekip të mirë por për ne ishte me rëndësi të mos humbnim”, tha Batatina.
Kësisoj, dy ekipet e nisin me nga një pikë nga xhiroja e parë sezonin e ri në Superligë.