Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Një eksperte e të drejtave e emëruar nga OKB akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza pas sulmit në shkollë

Një eksperte e të drejtave e emëruar nga OKB akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza pas sulmit në shkollë

Një eksperte e pavarur i të drejtave të emëruar nga OKB-ja ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” në luftën e tij në Gaza pas sulmit në shkollë.

Francesca Albanese, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave në territoret palestineze, tha në platformën e mediave sociale X se Izraeli po kryen gjenocid, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve herë në lagje, herë në spital, herë në shkollë, herë në kamp refugjatësh”.

Ajo tha se Izraeli po kryen sulme të tilla kundër palestinezëve duke përdorur “armë amerikane dhe europiane”.

“Të na falin palestinezët për paaftësinë tonë kolektive për t’i mbrojtur ata”.

Në një raport të lëshuar në mars, Albanese tha se kishte “baza të arsyeshme” për të përcaktuar se Izraeli kishte kryer disa akte “gjenocid” në luftën e tij në Gaza.

Izraeli, i cili ka qenë prej kohësh shumë kritik ndaj Albanese dhe mandatit të saj, e denoncoi raportin e saj si një “përmbysje të turpshme të realitetit”.

Ajo ka thënë se “sigurisht” dënoi gjithashtu Hamasin për sulmin e tij ndaj Izraelit që shkaktoi 10 muaj luftë në Rripin e Gazës.

Raportuesit specialë emërohen nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, por nuk flasin në emër të OKB-së.

Nga sulmi i sotëm izraelit në një shkollë në Gaza u raportua se janë vrarë rreth 80 njerëz

Powered by WordPress