Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar pas trajnimit të përbashkët mes ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare Ajrore të Ioëas, ai thotë se ky trajnim është shenjë e përkushtimit të SHBA-ve për sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës, shkruan TV Arbëria.
Analisti përmes këtij reagimi kritikon edhe deputetin nga LVV-ja, Alban Bajrami i cili tha se ambasadori amerikanë Jeff Hovenier nuk merr vesh në ura dhe se duhet të qëndrojë në ambasadë, ai këtë veprim nga deputeti e quan të paprecedent.
“Ushtarët amerikanë i trajnojnë dhe ushtrojne ata të FSK-së në kazermën Adem Jashari, (shenje kjo e përkushtimit te SHBA-ve, per ndertimin e strukturave efikase te sigurise dhe mbrojtes se Republikës se Kosoves), kurse deputetët e pushtetit i japin urdher Ambasadorit amerikan ne Kosove, Jeff Hovenier, qe te rri qaty ne ambasadë e mos ta mesoje nje vend sovran si duhet te veproje me ura. E paprecedent kjo dalldi dhe disonance sovraniste”, ka shkruar Kasolli në një reagim në facebook. /TV Arbëria