Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Njihuni me prishtinasen që la punën në zyrë si ekonomiste për t’i punuar tokat

Njihuni me prishtinasen që la punën në zyrë si ekonomiste për t’i punuar tokat

Punonte si ekonomiste për një kompani private në Prishtinë, por Kaltrina Rexhepi – Hasani, vendosi të dorëhiqej dhe të merrej me bujqësi.

Sot Kaltrina ka mbi 150 koshere bletë, ka të mbjellë 40 arë me livandë, 80 arë me shalqi e pjepër, si dhe një sipërfaqe tjetër me speca, tranguj, domate, misër dhe fasule.