Travis Scott është arrestuar pas një sherri me truprojën e tij dhe një roje sigurie në një hotel luksoz në qendër të Parisit.
“Mund të konfirmoj se më 9 gusht 2024, oficerët e policisë u thirrën në hotelin George V dhe arrestuan reperin Travis Scott për sulm ndaj një roje sigurie,” tha zyra e prokurorit të Parisit në një deklaratë.
Një përfaqësues i Scott tha se reperi ishte “ndjekur dhe ngacmuar” nga paparacët për ditë të tëra “pa marrë asnjë ndihmë.” Ai u arrestua pasi u përfshi në një zënkë me ekipin e tij të sigurisë. Përfaqësuesi tha se ata janë në komunikim me autoritetet lokale “për të zgjidhur me shpejtësi këtë çështje.”
Scott, 33 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster II, ishte në paraburgim më pas u dërgua në spital me ambulancë./Classlifestyle
View this post on Instagram