Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Nuk dihet qysh ndodhi aksidenti i avionit që u rrëzua: Kishte dy kuti të zeza, po presin të dhënat

Nuk dihet qysh ndodhi aksidenti i avionit që u rrëzua: Kishte dy kuti të zeza, po presin të dhënat

Nuk ka ende informacione se çka e shkaktoi aksidentin në Sao Paulo, Brazil, ku mbetën të vdekur të paktën 61 persona.

Kështu ka thënë linja ajrore “Voepass”, sipas “CNN”.

“I gjithë ekipi ka qenë kompetent. Jemi duke pritur për qasje në të gjitha komunikimet mes pilotit dhe ndërtesës së kontrollit për të kuptuar më mirë se çka ka ndodhur.” – ka thënë Eduardo Busch, drejtor i Voepass.

Busch ka thënë se aeroplani ka pasur dy kuti të zeza – pajisje që ruajnë të dhënat e fluturimit, të ndërtuara për t’u bërë ballë përplasjeve dhe se ka dy laboratorë shumë të kualifikuar për t’i analizuar ato.

“Në njërën anë, është e mundur të marrim të dhëna nga regjistruesi, por në anën tjetër, ka shanse që për shkak të madhësisë së aksidentit, regjistruesit janë dëmtuar, duke e bërë të pamundur qasjen në të dhënat e regjistruara”, ka thënë Busch.

Ndërkohë të gjithë pasagjerët që kanë qenë në bordin e aeroplanit që u rrëzua të premten, kanë pasur dokumente braziliane.

Ndryshe, nëpër media të huaja janë publikuar edhe pamje, që tregojnë avionin duke rënë nga një lartësi e madhe.

Powered by WordPress