Manchester City është kthyer në “ekipin për t’u mundur” në Premier League.
Nën drejtimin e Pep Guardiolës, “Qytetarët” kanë dominuar futbollin anglez në vitet e fundit, duke e kthyer fitimin e titullit kampion në rutinë, shkruan “Gazeta Express”.
Por pavarësisht ecurisë së jashtëzakonshme të Manchester Cityt, Michael Oweni i sheh kampionët në fuqi jashtë garës për titull në sezonin e ri.
Legjenda e futbollit anglez parashikon Arsenalin kampion, ndërsa Manchester Cityn në vendin e katërt pas Aston Villës.
“Do të shkoj me Arsenalin në vendin e parë, Liverpooli i dyti, Aston Villa në vend të tretë dhe Manchester City i katërti”, ka thënë Michael Oweni.