Ilir Daja duket gjithnjë e më larg Ballkanit.
Trajneri i cili shpalli klubin nga Theranda 3 vite radhazi kampion të Kosovës, duket se ka vendosur të ndajë rrugët me ta, për t’u rikthyer në Superiore.
Në rast se kjo e fundit ndodh, Daja do të merrte drejtimin e Dinamos, pasi është një dëshirë e madhe e presidentit të këtij klubi, shkruan “Gazeta Express”.
Por, në skenë tashmë është futur edhe Orges Shehi, i cili është pa ekip që pas shkarkimit nga Partizani.
Sipas mediave në Shqipëri, Shehi mund të merrte vendin e Dajës te Ballkani, duke bërë një “rotacion” në pankina.
Në rast largimi të 57-vjeçarit, Daja, Ballkani do të konsideronte Shehin si kandidatin kryesor për ta ulur në pankinë, pas eksperiencave te Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana dhe së fundmi “Demat”./GazetaExpress/