Aymeric Laporte mund të jetë përforcimi i radhës në mbrojtje për Real Madridin.
Kampioni i Europianit me Spanjën, pas një sezoni të kaluar te Al-Nassr, mund të rikthehet në kontinentin e vjetër, shkruan “Gazeta Express”.
Laporte është në fokusin e “Los Blancos”, ndërsa personi që e ka rekomanduar te Reali është trajneri Carlo Ancelotti.
Vetë lojtari, sipas medieve spanjolle është dakord me këtë transferim, por tashmë mbetet të gjendet akordi me klubin saudit.
Laporte edhe më herët kishte qenë pjesë e La Ligas, kur zhvillonte futbollin e tij te Athletic Bilbao, nga ku u transferua te Manchester City.