Emanuele Ndoj është lojtari më i ri i Latina Calcio, ekip që militon në Serie C.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Catanian, po në Serie C, për të nisur një të re me ekipin tjetër italian.
“Ndoj vlerësohet për vizionin e lojës dhe karakteristika që e bëjnë atë element të vlefshëm për çdo ekip.
Ai synon të shfrytëzojë përvojën dhe talentin e tij për të arritur suksese të reja në sezonin 2024/2025 me Latinan”, shkruan klubi italian.
Kujtojmë që 27-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Itali ku ka luajtur me Padovën, Romën, Brescian, Cosenzan dhe së fundmi Catanian. Gjithashtu, Ndoj ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, ku ka gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.