Rubin Kazani ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Rostovit falë golit të shënuar nga Mirlind Daku me penallti.
Por nëse Daku përjetoi një mbrëmje të bukur me fanellën e Rubinit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Dardan Shabanhaxhajn.
Ky i fundit e nisi ndeshjen nga stoli dhe po aty e përfundoi, shkruan “Gazeta Express”.
Shabanhaxhaj hyri si zëvendësues në fushë, por pas 18 minutash u largua nga trajneri i Rubin Kazanit.
Rakhimovi shpjegoi për mediat pas ndeshjes se arsyja e këtij zëvendësimi ishte se Shabanhaxhajt nuk po merrte pjesë në fazën mbrojtëse.
“E pamë që po bëheshin shumë pasime të gjata. Rostovi nisi të impononte një dylu.ftim, Sako shkoi në sulm. Shabanhaxhaj u përshtat shumë mirë me aksionet sulmuese, përdori shpejtësinë e tij, hapësirat, por nuk u përfshi në aksionet mbrojtëse.
E kuptuam se duhet të përforconim pozicionin për pasimet e gjata. Ivanovi luf.ton shumë mirë për këta topa. Zëvendësimi nuk ndodhi sepse Dardani dukej keq. Na duhej një lojtar në mes, i cili mund të lu.ftonte me kokë”, ka deklaruar Rashid Rakimovi.