Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rusët goditën me raketa një supermarket të mbushur me njerëz në Ukrainë, raportohet për shumë të vdekur

Rusët goditën me raketa një supermarket të mbushur me njerëz në Ukrainë, raportohet për shumë të vdekur

 

Forcat ruse goditën sot me raketa një supermarket në qytetin ukrainas Kostiantynivka në rajonin e Donetsk. Sulmi është kryer teksa në dyqan ka pasur shumë persona. Pamjet e sulmit po përhapen në rrjetet sociale.

Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 35 u plagosën, njoftoi Zyra e Ukrainës për Situatat Emergjente. Dyshohet se më shumë njerëz janë nën rrënojat e dyqanit.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se janë duke përcaktuar të gjitha pasojat e sulmit.

“Sulmi në supermarketin në Kostiantynivka është një shembull tjetër i terrorit rus. Gjithçka që ata mund të bëjnë është të vrasin civilë,” njoftoi në Telegram Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.