Reperi amerikan, Travis Scott është arrestuar sot në Paris pasi është përleshur me truprojën e tij, thanë autoritetet në kryeqytetin francez.
Policia u thirr në hotelin “George V” në orën 5 të mëngjesit për të ndaluar sherrin, thanë ata.
Artisti i cili shkoi në Paris për Lojërat Olimpike, të enjten mori pjesë në gjysmëfinalen e basketbollit të meshkujve ku Amerika mundi Serbinë, shkruan CNN.
Ai u arrestua për “dhunë ndaj një roje sigurie”, tha të premten zyra e prokurorit të Parisit.
Roja i sigurisë kishte tentuar të ndalonte një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, sipas një zëdhënësi të prokurorit, i cili shtoi se një hetim tashmë është hapur.