Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetëplagoset me armë një burrë në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Vetëplagoset me armë një burrë në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt pasi që dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë.

Policia njofton përmes raportit se pas ndihmës mjekësore në Ferizaj, i njëjti është transferuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Në raportin policor bëhet e ditur se arma me të cilën është vetëplagosur viktima është konfiskuar.