Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Autobusi përplaset në shtyllën e urës në Ankara, 9 të vdekur e 26 të lënduar – dalin pamjet

Autobusi përplaset në shtyllën e urës në Ankara, 9 të vdekur e 26 të lënduar – dalin pamjet

Një autobus pasagjerësh është përplasur në shtyllën e një ure në Ankara, duke lënë të vdekur nëntë persona e të lënduar 26 të tjerë, raporton Anadolu Agency, përcjell Express.

Sic raporton ky medium, autobusi ishte nisur nga Izmiri për në Agri, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur në urë.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, deklaroi se nga aksidenti sipas të dhënave fillestare 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë lënduar.

Zjarrfikësi kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar pasagjerët që kishin mbetur në autobus, derisa të lënduarit janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është mbyllur për qarkullim.