Kieran Trippier ka përfunduar në radarin e West Ham United teksa londinezët i kanë shtuar përpjekjet për të transferuar një mbrojtës të djathtë para fillimit të Premier League në javën e ardhshme.
“The Hammers” kanë pasur një verë mjaft aktive, pasi kanë finalizuar marrëveshje me Max Kilman, Crysencio Summerville, Niclas Fullkrug, Guido Rodriguez dhe Luis Guilherme, por shtimi i një mbrojtësi anësor mbetet prioritet për skuadrën e Julen Lopetegui.
West Ham bëri tentativa për të nënshkruar me mbrojtësin e Man.Utd, Aaron Wan-Bissaka por edhe me lojtarin e Southampton Kyle Walker-Peters, por të dyja negociotat rezultuan shumë të vështira.
Si rrjedhojë, londinezët kanë kthyer sytë tek Kieran Trippier, që momentalisht gjendet në një situata të paqartë në St. James Park me Newcastle United. 33-vjecari ishte një pjesë e rëndësishme e Anglisë në Euro 2024 ku luajti në gjashtë ndeshje, përvec finales ndaj Spanjës.
Kontrata e tij me Newcastle skadon në verën e vitit 2025, por nuk do të përjashtohej dhe mundësia e largimit që në këtë merkato.Vitin e shkuar, West Ham luajti me Vladimir Coufal në krahun e djathtë të mbrojtjes, por një një transferim i Kieran Trippier do të ishte padiskutim një vlerë e shtuar për ekipin.