Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy orë pritje në Merdarë e Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Dy orë pritje në Merdarë e Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 11:14), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Kolona e pritjes tek Dheu i Bardhë është mbi një kilometër ndërsa në Merdar 800 metra.

Në pikat e tjera nuk ka fluks të madh dhe pritja është 5-10 minuta.