Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 godet Japoninë, autoritetet paralajmërojnë për cunami

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 godet Japoninë, autoritetet paralajmërojnë për cunami

Një paralajmërim për cunami ka hyrë në fuqi në Japoninë jugore pasi vendi është goditur nga dy tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 6.9 dhe 7.1.

Bëhet e ditur se paralajmërimi për cunami është lëshuar për rajonet bregdetare në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku.

Së fundmi, transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se valët e para kanë goditur brigjet e Miyazakit, por priten edhe të tjera, shkruan the New York Times.

Ndryshe, tërmeti i parë ndodhi në më pak se 32 kilometra larg bregut të Miyazaki në Kyushu, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.