Disa qytetarë parkojnë keq automjetet e tyre në Fushë Kosovë, derisa një banore e kësaj zone ka dalur me çekan në dorë teksa ua thyen xhamat e po të njëjtave vetura, raporton TV Arbëria.
Banorët nga ballkoni i ndërtesave afër ngjarjes, mundohen ta ndalojnë duke i thënë ndalo por, qytetarja nuk heziton të vazhdojë të bëjë të njëjtin veprim teksa shton: Nuk jam normal, thirreni policinë.
Pjesë nga debati:
Qytetarja: Hajde thirreni policinë.. edhe ky a është në rregull, a e ka lan keq.. Po
Banori 2: Hej. mos e prek kerrin, a je normal?
Qytetarja: Nuk jom normal..
Në pamje nga vendi i nagjarjes, shihet se qytetaren e marrin disa familjarë të saj duke e futur brenda me forcë.
Pamje nga vendi ngjarjes: