Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Interi kërkon një sulmues, “bomberi” i Salzburgut objektiv kryesor

Interi kërkon një sulmues, “bomberi” i Salzburgut objektiv kryesor

Çështja e sulmit është kryefjalë në verën e Interit. Me dy titullarë e gjysmë në dispozicion ( Lautaro, Thuram e Taremi), një Arnautovic që mund të largohet dhe Correan të destinuar për të lënë skuadrën, në organikë ka nevojë për një tjetër sulmues.

Në orët e fundit ka dalë në skenë një lojtar i kërkuar në të kaluarën nga zikaltrit: Karim Konate i Salzburgut. 20-vjeçar, futbollisti nga Bregu i Fildishtë është një ndër sulmuesit me më shumë perspektivë në tregun evropian.

Gudmundsson dukej i destinuar për te zikaltrit, por hezitimi i Interit e ka shtyrë drejt Firenzes dhe kjo është arsyeja se pse është kthyer në skenë emri i Konate.

Siç bën të ditur “Gazzetta Dello Sport” zikaltrit e ndjekin prej kohësh dhe e kanë parë nga afër edhe në Championsin e fundit, ku e patën si kundërshtar në fazën e grupeve. Interi ka nisur kontaktet me klubin austriak dhe kërkesa e tyre është për 25 milionë euro.

Konate me Salzburgun deri tani ka shënuar 28 gola në 49 prezenca. Për momentin po merret me një dëmtim në gju, që e bëri të humbiste sfidën e parë të turit kualifikues në Champions, të fituar 2-1 kundër holandezëve të Twente. Zikaltrit do të provojnë të gjejnë një formulë të ndryshme nga blerja e kartonit, që mund të ndodhë vetëm nëse klubi austriak vendos të ulë çmimin e Konate.

Powered by WordPress