Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Nga Holanda në fushat e Maliqit, kultivohet për herë të parë në Shqipëri fruti kurativ “Aronia”

Nga Holanda në fushat e Maliqit, kultivohet për herë të parë në Shqipëri fruti kurativ “Aronia”

Aronia është fruti kurativ që për herë të parë po kultivohet në juglindje të vendit. Miron Mersinllari është fermeri i cili rastësisht dëgjoi në internet për këtë frut, duke e sjellë nga Hungaria në fushën e Maliqit.

“Informacioni i parë ka qenë nëpërmjet internetit, aty u hasa me këtë frut, me vone humultova, mora informacion, pyeta dhe vendosa ta kultivoj. Mbas interesimit që kreva, findanet i solla nga Hungaria. Pashe çmimin e përshtatshëm dhe i solla nga Hungaria”, Miron Mersinllari, fermer.

Sipas fermerit, vlerat kurative të këtij fruti janë të shumëllojta.

“Ky është fruti i Aronia, është një nga frutat më kurative, ka vlera e benefite për imunitetin e njeriut. Përmbajtja e lartë e antioksidantit ndihmon në enët e qarkullimit të gjakut, stabizilon diabetin, përdoret nga njerëz që vizitohen nga sëmundje të kimio terapisë, vlerat e lartë e antioksidantit bën të mundur largimi e toksinave nga trupi”, Miron Mersinllari, fermer.

Juglindja plotëson parametrat klimaterike për rritjen e frutit ndërsa problem ngelet tregu, edhe pse zgjidhja përherë gjendet në internet thotë ai.

“Aronia është pemë rezistuese që duron temperaturat – 40 gradë dhe plus 40 gradë. Në rajonin tonë është e mundur kultivimi, sidomos i varietit melano Carpa. Me tregun kemi hasur vështirësi, nuk është aq e thjeshtë sepse njerëzve ju mungon informacioni për vlerat kurative të saj. Tani njerëzit harxhojnë kohë në rrjetet sociale ku jap te dhëna mbi gjithçka”, Miron Mersinllari, fermer.

Një kg i këtij fruti në tregun shqiptar kushton nga 600-700 lek te reja, frut i cili ende nuk po kultivohet në masë nga fermerët shqiptarë, edhe për shkak të mungesës së informacionit.