Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të vendit, për të lokalizuar vendndodhjen e një personi që dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë në rajonin e Pejës.
Në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe të dhënat e tij.
“Personi i kërkuar është:
Kthimi i mërgimtarëve, fluks më i madh te Dheu i Bardhë
Lirim (Zymer) KURTAJ i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
‘Vjedhje e rёndё’
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
