Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qeveria shpërfillë thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të mos hapet ura e Ibrit

Qeveria shpërfillë thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të mos hapet ura e Ibrit

 

Hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullim të automjeteve, mund të jetë veprimi i radhës i Qeverisë Kurti i pakoordinuar me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.

Qeveria e Kosovës ka vazhduar zbatimin e planit për hapjen e urës mbi lumin Ibër pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së BE-së se ura duhet të hapet vetëm përmes dialogut me Serbinë në Bruksel.

Përfaqësuesit e partisë në pushte Vetëvendosje thonë se hapja e urë është cështje e brendshme e Kosovës dhe e shohin të panevojshëm kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar. Ndërkohë, opozita kërkon nga Qeveria të ketë koordinim me faktorin ndërkombëtar sepse cdo veprim ndryshe rrezikon sanksione të reja për Kosovës.

Pavarësisht kundërshtimi të faktorit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka nis së zbatuari planin e saj për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Alban Bajrami, tha se hapja e urës është çështje e brendshme e Kosovës. Sipas tij, është i panevojshme kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar për hapjen e saj.