Futbollisti Armend Gashi është përforcim i radhës për Feronkelin 74 nga Drenasi.
”Nikli” nuk ndalet me përforcime, me synime që të ketë një konkurrencë sa më të fortë brenda ekipit.
“Gashi vjen tek Feronikeli nga Trepça ’89, ndërsa më parë ai ishte edhe pjesë e FC Prishtinës.
23 vjeçari ishte edhe pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës.
Sulmuesi i krahut është vlerë e shtuar në ekip dhe tek Feronikeli do te jetë së paku për dy edicionet e radhës.
Gashi njihet për shpejtësinë e tij, driblimet dhe lojën e bukur me top. Aftësi këto qe do te jene ne dispozicion për trajnerin Kuçi.
Ky padyshim që nuk do te jetë transferi i fundit për këtë afat”, njofton FC Feronikeli 74.