Blog Post

Arbëria TV > Yje > Luana bën shaka me një dedikim romantik

Luana bën shaka me një dedikim romantik

Luana Vjollca është padiskutim ndër personazhet publike më të dashura shqiptare, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan detaje nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi ajo ka publikuar një story teksa ndodhet në makinë, ku përballë saj shihen tullumbace me shkrimin: “Beby jem ti je arsyeja e jetës time. Love you Zvicra❤️”.

Nuk dihet se kush e ka vendosur këtë detaj kaq të bukur në rrugë, të cilin Luana e ka postuar në story me shaka, duke shkruar: Më paskan bërë një dedikim.

Kujtojmë se ajo ka qenë gjithmonë diskrete sa i takon jetës private, duke ngjallur kështu mjaft kuriozitet tek ndjekësit.