Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shembet hoteli në Gjermani, zë poshtë turistët

Shembet hoteli në Gjermani, zë poshtë turistët

Një ngjarje e rëndë dhe aspak e zakontë ka ndodhur në Gjermani, ku kati i parë i një hoteli është shembur plotësisht dhe ka zënë poshtë turistët që po qëndronin aty.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në hotel ishin 14 persona nga të cilët një ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Kroev, një qytet i vogël në lumin Moselle rreth orës 23:00 të mesnatës. Kroev ndodhet rreth njëqind kilometra larg Frankfurtit.

Shembet hoteli në Gjermani, zë poshtë turistët

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë edhe në këto orë, për të nxjerrë gjallë apo vdekur persona të tjerë që besohet se kanë ngecur nën rrënoja.