Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në disa zona në veri të Gazës

Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në disa zona në veri të Gazës

Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në zona në veri të Gazës të cilat ishin të parat që u goditën kur nisi lufta me Hamasin në tetor.

Urdhi erdhi pasi militantët e Hamasit lëshuan një sërë raketash ndaj Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee njoftoi urdhrat e evakuimit për disa zona në Beit Hanoun dhe Beit Lahiya, dy qytete thuajse të shkatërruara, ku tanket izraelite mësynë në nisje të ofensivës tokësore.

Ndërkohë grupi palestinez Hamas zgjodhi si udhëheqësin e ri të tij, Yahya Sinwar, zyrtarin kryesor në Gazë i cili planifikoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Udhëhëqësi politik i grupit, Ismail Haniyeh u vra në 31 korrik në Iran në një sulm të dyshuar izraelit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkn reagoi duke deklaruar se zoti Sinwar ka fuqinë që të sigurojë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Të martën, Presidenti Joe Biden bisedoi me homologun egjiptian Abdel Fattah El-Sisi mbi shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, ne kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat janë shtuar pasi grupi militant libanez Hezbaollah, i mbështetur nga Irani konfirmoi se Izraeli vraau një komandant të lartë në një sulm të rrallë në Bejrut si dhe konfirmoi vrasjen e udhëheqësit Haniyeh.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit ku sipas autoriteteve izraelitë u vranë 1200 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi thotë se numri i të vdekurve në Gazë si pasojë e kundërofensivës izraelite po shkon në afro 40 mijë. /VOA

Powered by WordPress