Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Ronela Hajati: Më kanë ngacmuar 80 për qind e estradës

Ronela Hajati: Më kanë ngacmuar 80 për qind e estradës

Ajo po vazhdon të jetë njëra nga artistet shqiptare më të kërkuara në tregun muzikor.

Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila po ashtu ka një karrierë të gjatë me hite të shumta.

Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në “Pushime on top”, ku ka folur për fillimet në skenë e gjithashtu edhe për disa ngjarje të tjera të rëndësishme.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta thotë se kur nisi me koncerte rreth 80 për qind e estradëse kanë ngacmuar, ndonëse për të ka qenë shumë normale.

“Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit”, u shpreh ajo.

34-vjeçarja nuk ka ngurruar që të tregojë se ka pasur lidhje me personazhe të njohur të ekranit apo edhe flirtime.

Momentalisht është beqare dhe se nuk ka ndërmend për romancë, gjersa fokusin më të madh e ka në muzikë. 

Powered by WordPress