Në Kröv (Rheinland-Pfalz) të Gjermanisë, një hotel u shemb pjesërisht të martën në mbrëmje rreth orës 23:00. Për pasojë një person ka vdekur. Në momentin e aksidentit në ndërtesë ndodheshin 14 persona. Pesë kanë mundur të ikin pa u lënduar.
Sipas informacioneve të BILD, viktima është një burrë.
Policia tha fillimisht se pesë persona dolën nga hoteli pa lëndime, por nëntë të tjerë mbetën të bllokuar.
Shërbimet e urgjencës mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e një personi, por nuk kanë mundur të nxjerrin trupin.
Mjekët ishin në kontakt me rreth tetë persona të tjerë që mbetën në hotel, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, shtoi policia.
Policia ka evakuuar 31 persona nga zona rreth godinës së dëmtuar dhe ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen.
Rreth 250 shërbime emergjente janë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar nxjerrjen e personave nga rrënojat.