Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance tha të martën se ai dëshiron të debatojë me guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, por vetëm pasi Ëalz të bëhet zyrtarisht kandidati demokrat për zëvendëspresident.
“Unë absolutisht dua të debatoj me Tim Walz, por dua të debatoj me të pasi ai të jetë zyrtarisht i nominuar,” tha Vance.
Vance shtoi se “A do të më shokonte nëse demokratët do të tërhiqnin një tjetër çelës, jo nuk do ta bënin. Pra shikoni, ne do të presim derisa ata të nominojnë Kamala Harris dhe Tim Ëalz përpara se të bëjmë ndonjë debat. Sigurisht që ne duam të kemi një debat të fortë.”
Harris e shpalli Walz-in si kandidatin e saj këtë martë.