Çmimet e naftës ranë nën 76 dollarë në tregjet ndërkombëtare, pasi shqetësimet e kërkesës erdhën pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe njoftimi për uljen e prodhimit në Libi.
Kujtojmë se pesë ditë më parë çmimet e naftës ishin mbi 80 dollarë, shkruan reuters.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte me 41 cent më i ulët se në mbylljen e tregtisë së djeshme dhe arriti në 75.89 dollarë. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, ku u tregtua me 72.51 dollarë.
Në fund të javës së kaluar, tregjet e naftës ranë ndjeshëm për shkak të punësimit të dobët në SHBA.
Punëdhënësit amerikanë hapën vetëm 114 mijë vende të reja pune në muajin korrik, pothuajse gjysma më pak se mesatarja mujore 12 muaj më parë, raportoi të premten Ministria e Punës.
Norma e papunësisë u rrit me 0.2 për qind krahasuar me muajin qershor, në 4.3 për qind, duke sinjalizuar kërkesë më të dobët për punë dhe rritje të rrezikut të recesionit.
Në një mjedis të tillë, çmimet e naftës në Londër e mbyllën tregtinë të premten me një humbje prej 2.71 dollarë dhe në SHBA me 2.79 dollarë.
Të hënën, çmimet ranë me rreth gjysmë dollari, pasi trazirat në tregjet e aksioneve erdhën në hije shqetësimet mbi tensionet në Lindjen e Mesme.