Kader Kicaj pak ditë më parë njoftoi se është ndarë nga partneri i saj, Lumbardh Salihu.
Ajo bëri një njoftim në rrjete sociale dhe tha se vetëm është lënduar nga kjo romancë.
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother deri më tani nuk ka reaguar fare, as për të mohuar e pohuar këtë.
Megjithatë, ish-futbollisti së fundmi zbulon se ka shkuar në Prizren, në vendlindjen e ish-të dashurës.
“Ani zemër”, ka shkruar ai.
Kjo duket të jetë një mënyrë kthyese për Kaderin, edhe pse nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë.
Nuk dihen arsyet që çuan në ndarjen e tyre, edhe pse bukuroshja la të kuptohet diçka më shumë përmes postimit.