Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kamala Harris emëron Tim Walz si zëvendëspresident për zgjedhjet e 2024-ës në SHBA

Kamala Harris emëron Tim Walz si zëvendëspresident për zgjedhjet e 2024-ës në SHBA

Kamala Harris ka zgjedhur guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat të saj në garën presidenciale, konfirmoi AP.

Njoftimi i shumëpritur vjen një ditë pasi Harris siguroi zyrtarisht nominimin e Demokratëve pas një votimi virtual me emërtim të delegatëve të partisë.

Harris do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e Demokratëve në Çikago këtë muaj, ku ajo dhe Walz do të mbajnë fjalime.