Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Bëhet viral kombinimi i çuditshëm i Dua Lipës: Akullore me kripë dhe vaj ulliri

Bëhet viral kombinimi i çuditshëm i Dua Lipës: Akullore me kripë dhe vaj ulliri

Në një intervistë të fundit në BBC Radio, këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka ndarë me publikun një kombinim të pazakontë që ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Ajo ka zbuluar preferencën e saj për akulloren vanilje të kombinuar me vaj ulliri dhe kripë.

Kjo përzierje e çuditme ka kapur vëmendjen e audiencës dhe është bërë virale, duke nxitur shumë njerëz të provojnë këtë recetë të pazakontë.


Video të ndryshme në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë, duke dokumentuar reagimet e njerëzve kur provojnë këtë kombinim të veçantë.

Për më tepër, një kuzhinier i njohur në rrjetet sociale, i cili është i njohur për testimin e trendeve të reja në gatim, ka vendosur të provojnë këtë kombinim.


Ai e ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë përzierje, duke thënë se, edhe pse duket e çuditshme, shija e vajit të ullirit dhe kripës mbi akulloren vanilje ka krijuar një përvojë të veçantë dhe të këndshme për të.

Ky fenomen ka ngjallur diskutime të shumta dhe ka nxitur krijimin e një trende të re që po shpërndahet shpejt në të gjitha platformat sociale.

Ndërsa disa fansa edhe janë shprehur në komente duke thënë se do të hanin çfarëdo lloj gjëje që Dua Lipa do t’u thoshte. /Telegrafi

 

@dobrovolskyichef Refreshing Drink Hack: Wine with Coke?! 🍷🥤😂 Ever thought about mixing wine with Coca-Cola? 🍷🥤🤔 Let’s put this refreshing drink hack to the test! Will it be a fizzy delight or a bubbly disaster? Watch till the end for some unexpected laughs! 😂 #WineCokeFail #DrinkHacks ♬ I’m A Believer – From “Shrek” Motion Picture Soundtrack – Smash Mouth

Powered by WordPress