Blog Post

Arbëria TV > Yje > Lady Gaga dhe Michael Polansky po medojnë për martesë

Lady Gaga dhe Michael Polansky po medojnë për martesë

Këngëtarja Lady Gaga dhe i fejuari i saj, biznesmeni, Michael Polansky, janë duke menduar të bëjnë dasmë.

“Gaga dhe Michael janë duke menduar ta bëjnë dasmën në Evropë. Ata duan të martohen herët a vonë dhe të krijojnë familje”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për Entertainment Tonight.

Muajin e kaluar një burim pati thënë se Gaga është shumë e lumtur pasi është fejuar.

“Gaga dhe Michael janë më të lumtur se kurrë. Michael gjithnjë e ka ditur se ajo është e duhura. Ata patën bërë një festë për fejesë në shtëpinë e saj në Malibu bashkë me të afërmit”, pati thënë burimi.

Së fundmi Gaga ka performuar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris.

“Ndihem shumë mirënjohëse që jam ftuar të performoj në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris këtë vit. Gjithashtu jam e nderuar që organizatorët më kërkuan të këndoj një këngë aq speciale franceze, një këngë që nderon popullin francez dhe historinë e jashtëzakonshme të artit të tyre, muzikës e teatrit”, pati shkruar ylli në rrjetin social Instagram.