Julian Alvarez pritet të largohet nga Manchester City gjatë këtij muaji.
Mediat spanjolle mësojnë se sulmuesi argjentinas është afër transferimit në Atletico Madrid, përcjell “Gazeta Express”.
“Los Colchoneros” thuhet se e kanë përmirësuar propozimin e tyre për lojtarin, ndërsa për të mund të bëhet gati një pako prej 75 milionë eurosh.
Bisedimet janë drejtuar nga shefat ekzekutivë, Gil Marin e Ferran Soriano.
Nëse Alvarez përfundon në ekipin e Diego Simeones, atëherë sulmuesi i Atleticos, Samu Omorodión mund të transferohet në Chelsea.
Kampioni i botës me Argjentinën e ka shprehur pakënaqësinë e tij me minutazhin që iu ofrua në “Emirates Stadium” në dy sezonet e fundit dhe është në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante në vazhdimësi.
Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola ka thënë se e pret vendimin e lojtarit, për të cilin insistoi se ka pasur hapësirë të mjaftueshme tek kampioni anglez.