Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë. Ky aksion nuk u mirëprit nga ndërkombëtarët, të cilët po i cilësojnë si veprime të njëanshme nga Qeveria Kurti.
Përmes një postimi në platformën X, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog.
“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, thotë mes tjerash ambasadori Rohde.
Unilateral and uncoordinated steps not only contradict the dialogue agreements but -even worse- risk 🇽🇰’s EU membership application remaining stuck in the inbox.
The 🇪🇺 thrives on taking all members and their communities along, and we need the same approach at the national level. https://t.co/CfR8hyvVRG— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2024
Kundërshtime për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë kanë pasur edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa të njëanshëm, dhe se këto çështje duhet diskutuar në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.