Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Burri i cili dyshohet se e plagosi sot gruan e tij, para pak ditësh u arrestua për dhunë në familje

Burri i cili dyshohet se e plagosi sot gruan e tij, para pak ditësh u arrestua për dhunë në familje

Në mëngjesin e sotëm është plagosur një grua nga burri i saj në Bresje të Fushë Kosovës.

I dyshuari për plagosjen e gruas par pak ditësh ka qenë i arrestuar për dhunë në familje dhe i njëjti ka qëndruar vetëm 48 orë në paraburgim.

Burimet e Sinjalit thonë se para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.

Pasditen e 2 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi.

Plagoset një grua në Fushë Kosovë