Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi ku dyshohet se burri plagosi gruan e tij

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës.

Bashkëshorti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt gruas së tij, të cilën e plagosi.

I.A sipas ionformacioneve të para ka gjuajtur drejt viktimës SH.T.

Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

T7 sjell pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi krimi.

Kjo ngjarje ka tronditur qytetarët që ishin në lëvizje në atë pjesë, në momentin kur viktima u pa e shtrirë në tokë dhe e gjakosur.

Njëri prej tyre, që ia dha ndihmën e parë viktimës, ka folur për Gazetën Sinjali dhe ka rrëfyer se si arriti të intervenojë bashkë me disa zyrtarë të Njësisë Speciale.

Pjesëtari i Shoqatës për Kërkim Shpëtim tha se viktima ka qenë e goditur në kokë dhe në brinjë dhe fatmirësisht në atë moment kanë arritur që t’ia ndalin gjakderdhjen, derisa ka arritur autoambulanca.

“Me Njësinë Speciale të Kosovës ia dhashë ndihmën e parë viktimës sepse jam edhe jam instruktor i certifikuar i ndihmës së parë. Ajo ka qenë e goditur në kokë dhe e plagosur në brinjë. Kryesi i aktit mund të jetë rreth moshës 60-65 vjeçar. Unë isha në kolonë mbrapa Njësisë Speciale dhe posa e pash rastin, shkova direkt. Isha i pari që ia dhashë ndihmën dhe ia ndala gjakderdhjen”. /T7