Karim Adeyemi i mbyll derën Juventus-it.
Sulmuesi gjerman i Borussia Dortmund ka folur së fundmi për mediet gjermane duke theksuar se mendon vetëm për “verdhezinjtë” dhe se ato që janë përfolur nëpër medie nuk janë të vërteta.
“Vëmendja ime është vetëm te Borussia Dortmund. Jam i lumtur këtu dhe unë dua të qëndroj në këtë klub sepse planet e mia nuk kanë ndryshuar kurrë. A ka folur babai im me Juventus-in? Është shkruar shumë, por kjo nuk është aspak e vërtetë”- tha gjermani.
Adeyemi është përfolur shumë për një transferim te Juventus, aq sa nga Italia gjatë kësaj periudhe është theksuar se “Zonja e Vjetër” ka depozituar edhe dy oferta te Dortmund.
Gjithsesi, fjalët e sulmuesit tashmë duket se qartësoj situatën, teksa në Torino kanë gati planin “B” dhe ai është Nico Gonzalez, argjentinasi që është pjesë e Fiorentina-s, por që kërkohet edhe nga Atalanta.