Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Këtë për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore pesë persona.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për TV Arbëria.

Ahmeti shton se me rastin po merren hetuesia dhe njësiti trafikut rrugor. /TV Arbëria