Kombëtarja e Rumanisë kishte mbetur pa trajner, pasi Edward Iordanescu kishte dhënë dorëheqje pas përfundimit të “EURO 2024”.
Kështu, Federata rumune e futbollit ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri, i cili do të jetë legjenda e futbollit të këtij shteti, Mircea Lucescu, shkruan “Gazeta Express”.
Lucescu, 79-vjeçar, rikthehet të drejtojë kombëtaren rumune për herë të dytë, me herën e parë që kishte qenë në periudhën 1981 – 1986.
Gjatë karrierës së tij menaxheriale, 79-vjeçari ka drejtuar edhe një kombëtare, atë të Turqisë, nga viti 2016 deri më 2019.
Federata e Futbollit e Rumanisë do të mbajë nesër konferencë për media, kur edhe do të prezantojë Lucescun si teknikun e ri të skuadrës.
Rumania është kundërshtar i Kosovës në Ligën e Kombeve, me ndeshjet e këtij kompeticioni që nisin në shtator të këtij viti.
Kombëtarja dardane do të ketë punë me Rumaninë në dy raste.
Fillimisht, më 6 shtator në “Fadil Vokrri”, pastaj më 15 nëntor si mysafire.