Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ‘Bloomberg’ kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve

‘Bloomberg’ kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve

Agjencia e lajmeve ‘Bloomberg News’ kërkoi falje të hënën për publikimin e parakohshëm të artikullit javën e kaluar që zbuloi një shkëmbim të burgosurish në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Njoftimi gjithashtu tha se organizata kishte disiplinuar punonjësit e përfshirë.

Artikulli u publikua gati katër orë përpara se të hiqej embargoja për publikimin e lajmit nga Shtëpia e Bardhë.

John Micklethwait, kryeredaktori i ‘Bloomberg-ut’, tha në një njoftim për stafin të hënën se artikulli përbënte një shkelje të qartë të standardeve etike. ‘Bloomberg-u’ nuk tregoi se sa punonjës u disiplinuan dhe nuk i identifikoi ata.

Ai tha se i kishte shkruar secilit prej ish të burgosurve për t’i kërkuar falje. Zoti Micklethwait gjithashtu tha se i kishte shkruar edhe redaktorit të gazetës ‘Wall Street Journal’, punëdhënësit të gazetarit të arrestuar dhe dënuar në Rusi, Evan Gershkovich.

“Ne e trajtojmë saktësinë e lajmit shumë seriozisht”, tha ai në njoftim. “Por ne kemi gjithashtu përgjegjësi për të bërë gjënë e duhur. Në këtë rast ne nuk e bëmë.” /VOA

Powered by WordPress