Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aziri: Vizita e Kurtit nuk i plotësoi pritjet tona si shqiptarë

Aziri: Vizita e Kurtit nuk i plotësoi pritjet tona si shqiptarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një incident në Aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i aeroportit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal.

Ky incident është bërë objekt diskutimi në një konferencë për media në Shkup, ku kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë komentuar këtë ngjarje.

Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i ftuar në “FIVE”, tregon se si e vlerëson takimin e sotëm mes dy kryeministrave.

Aziri thotë që kjo nuk ishte një vizitë e cila i plotësoj pritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ne këtë vizitë sot e pamë pa protokoll shtetëror e pamë një dallim prej vizitave tjera duke fillu nga pritja e takimet kemi parë edhe përzirje të flamurit të Kosovës dhe të BE-së, ministrat e qeverisë së vendit nuk i pritën përfaqësuesit, kryeministrin Kurti dhe ministrat, andaj vlerësoj që ishte një vizitë që nuk i plotësoj pritjet tona si shqiptar dhe qytetar të vendit,” tha Aziri.

Teksa shton se deklarata e kryeministrit Mickoski ishte e çuditshme dhe e papritshme.

“Sa i takon deklaratave të incidentit diplomatik që ndodhi në Aeroportin e Shkupit me shkelqësinë e saj zonjën Osmani, vlerësoj se deklarata e kryeministrit ishte e çuditshme dhe e papritshme për arsye se ai deklaroi që do të presin një raport zyrtar nga Institucionet e vendit, ndërkohë të gjithë jemi dëshmitar se kabineti i zonjës Osmani dhe vetë presidenca ka bërë një përshkrim të hollëssishëm se cka ndodhi në aeroport.”

E këtë incident, Aziri e vlerëson si skandal e sipas tij është e papranueshme.

“Skandale të tilla diplomatike vlerësoj se nuk kanë të bëjnë me individin, sepse Osmani nuk është kontrabandiste, por është personalitet kryesor që përfaqëson shtetin dhe skandale të tilla janë të papranueshme.”

Ai theksoi se situata për shqiptarët ka ndryshuar prej që kryeministri, Mickoski është në krye të Qeverisë.

“Fatkeqësisht ka ndryshu atmosfera, kemi një tendencë serioze për restaurimin e nacionalizmit në Mqaedoninë e Veriut që është parë që nga dita e parë, që në marjen e pushtetit, kryeministri i vendit, Mickoski deklaroi që arritën ti ktrhejnë ¾ e pushtetit pra me këtë ka theksu që ka arrit që 75% të pushtetit ti merr prej shqiptarëve e ti kthen te maqedonët,” shtoi Aziri. /RTV Dukagjini