Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbyllja e 9 objekteve të Postës së Serbisë, dy persona dërgohen në stacionin policor

Mbyllja e 9 objekteve të Postës së Serbisë, dy persona dërgohen në stacionin policor

Nëntë objekte të Postës së Serbisë janë mbyllur sot në veri të vendit.

Këtë e ka konfirmuar për TV Arbëria edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se janë mbyllur tri në Mitrovicën Veriore, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok

“Gjatë kësaj kohe në Leshak kemi ndaluar dy persona të cilët i kemi dërgu në stacion të Policisë në Leposaviq dhe atyre u janë shqiptu tiketa për mospërfillje të urdhërit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha më tej Elshani.

Mbyllja e objekteve sipas Elashanit nisi si në vijim, “pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat te jetë i saktë me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shteti”.

“Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyllë për hetim të mëtejmë nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike”, tha Elshani.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pas nje shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojne operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kan shkuar per verifikim te ketij informacioni.
Informacioni ka rezultuat te jetë I sakte me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit.

Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyll për hetim të mëtejm nga Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike.

Janë mbyll gjithsejt 9

3 në Mitrovica Veri
3 në Leposavic
2 në Zvecan dhe
1 në Zubin Potok.

Gjatë kësaj kohe në Leshak kemi ndaluar dy persona të cilët i kwmi dërgu në stacion të Policisë në Leposavic dhe atyre iu janë shqiptu tiketa për mospërfillje të urdhërit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Powered by WordPress