Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në një Prononcim për TV Arbëria, ka reaguar pas incidentit të Presidentes Osmani në Shkup, teksa tha se mungesa për sqarim rrit ortekun e spekulimeve publike.
“Mungesa e sqarimeve për incidentin e Presidentes në Shkup, rrit ortekun e spekulimeve publike.”
Berisha ka thënë se trajtimi i Presidentess ë vendit në mënyrë të papërshtatshme gjatë një udhëtimi zyrtar, siç ndodhi më Aeroportin e Shkupit, përbën një ndërhyrje të papranueshme ndaj dinjitetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.
“Trajtimi i Presidentes së vendit në mënyrë të papërshtatshme gjatë një udhëtimi zyrtar, siç ndodhi më Aeroportin e Shkupit, përbën një ndërhyrje të papranueshme ndaj dinjitetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Çdo veprim që përfshin kontrollin fizik ose trajtimin e pavend të një udhëheqësi shtetëror gjatë udhëtimeve zyrtare është një shkelje e qartë e protokollit diplomatik. Kjo lloj sjelljeje dëmton marrëdhëniet dypalëshe dhe minon normat ndërkombëtare që rregullojnë trajtimin e zyrtarëve të lartë”, theksoi Berisha.
Sipas vlerësimit të tij, ky veprim siç i ka ndodhur Presidentes Osmani mund të çonte jo vetëm në prishje të marrëdhënieve ndërshtetërore politike e diplomatike, por do të mund të çonte edhe në konflikt të armatosur mes dy vendeve.
“Siguria dhe integriteti i zyrtarëve të lartë duhet të jenë gjithmonë prioritare.
Në rrethana më specifike, kjo do të mund të çonte jo vetëm në prishje të marrëdhënieve ndërshtetërore politike e diplomatike, por do të mund të çonte edhe në konflikt të armatosur mes dy vendeve”, deklaroi Berisha.
Më tej, ai potencon se një incident i tillë dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke e paraqitur shtetin si të pafuqishëm, derisa shton se mosdalja e zyrës së presidentes me një sqarim zyrtar rreth incidentit, po lë hapësirë për spekulime shqetësuese.
“Një incident i tillë dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke e paraqitur shtetin si të pafuqishëm për të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e udhëheqësve të tij. Kjo mund të ndikojë në perceptimin ndërkombëtar të Kosovës si një shtet sovran dhe të aftë për të mbrojtur interesat e tij kombëtare.
Por, mosdalja e zyrës së presidentes me një sqarim zyrtar rreth incidentit tejet të rëndë dhe fyes në aeroportin e Shkupit, po lë hapësirë për spekulime shqetësuese rreth institucionit më të lartë në shtet”, tha ai.
Berisha konstaton se kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nisur nga reagimet e ndara dhe kontradiktore nga spektri politik i Shkupit zyrta me theks reagimit shantazhues të subjektit politik LSDM dhe MPB të RMV.
“Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nisur nga reagimet e ndara dhe kontradiktore nga spektri politik i Shkupit zyrtar, me theks reagimit shantazhues të subjektit politik LSDM dhe MPB të RMV.
Ky mosreagim i zyrës së Presidentes së Kosovës dhe reagimet kontradiktore të Shkupit zyrtar, krijojnë hapësirë për spekulime dhe dyshime tjera”, përfundoi Berisha për TV Arbëria.