Mehdi Taremi ka bindur menjëherë sapo Simone Inzaghi e thirrur në aksion.
Futbollisti iranian ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të klubit zikaltër, ku ka treguar gjithçka për personin që është.
“Kur isha i vogël, në moshën gjashtëvjeçare, kam luajtur me vëllanë tim dhe miqtë e tij në Bushehr, vendlindja ime. Edhe pse isha më i vogli, ishte një emocion për mua që mund të stërvitesha me ta”.
Taremi flet edhe për pasionet e tij përtej futbollit, përcjell SS.
“Unë kurrë nuk kam luajtur sporte të tjera, por më pëlqen të ndjek volejbollin ose NBA-në. Ndjek ekipin kombëtar iranian të volejbollit dhe Los Angeles Lakers.”
Më pas, foli për mitin e tij dhe të iranianëve: Ali Daei.
“Ai ishte një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, pas Cristiano Ronaldos. Për ne ai është një legjendë. Kur më mori te skuadra e Persepolis-it, ishte thelbësore për mua, ishte perfekte të luaja për një klub kaq të rëndësishëm në Iran.”
Taremi ka pikat e tij të forta dhe të dobëta.
“Forca ime është se i respektoj të gjithë, ose përpiqem t’i respektoj të gjithë. E meta ime është se zemërohem. Më zemëron kush nuk i respekton të tjerët dhe që nuk e bën mirë punën e tij.”
Çfarë do të ishte bërë Taremi nuk nëse nuk do të ndiqte ëndrrën e tij në futboll?
“Do të isha bërë polic. Më pëlqen, nuk e di pse. Çfarë lloji? Detektiv, sepse zakonisht përpiqem të zbuloj se çfarë ndodh. Mendoj se kjo është arsyeja.”