Aston Villa po planifikon të përforcohet në këtë afat kalimtar.
Mediumi spanjoll “Sport” raporton se klubi anglez ia ka vënë syrin yllit portugez, Joao Felix.
Ky i fundit u rikthye gjatë kësaj vere në Atletico Madrid pasi e kaloi një vit huazimi në Barcelonë.
Gjiganti katalunas mund t’i nisë negociatat për një transferim të mundshëm të përhershëm të përfaqësuesit portugez, por ndërkohë klubi nga Birminghami mund të futet në lojë për ta transferuar futbollistin ofanziv për sezonin 2024/25, i cili do të nisë në këtë muaj.
Felix nuk e ka ndërmend të qëndrojë në Madrid dhe në javët në vazhdim pritet të largohet nga “Wanda Metropolitano”.