Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A ishte Noizy në Venom? Publikohen pamje të reja

A ishte Noizy në Venom? Publikohen pamje të reja

Reperi shqiptar, Noizy i cili është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës për përfshirje në një rrahje në Pejë dyshohet të jetë ngjitur para dy netësh në skenën e diskotekës “Venom” në Prishtinë.

Video nga përformanca e tij janë publikuar kudo në rrjete sociale.

Por një gjë të tillë është mohuar nga klubi “Venom” pronar i së cilës është Alex Duhani.

Në faqen zyrtare të “Venum” mbrëmë është postuar një njoftim në të cilin thuhet se është anuluar koncerti ku ishte planifikuar përformimi i Noizyt.

Në njoftim u tha se Noizy nuk do të përformoj për shkaqe ligjore.

Por kjo doli te jetë një mashtrim nga diskoteka “Venum”, pasi Noizy u pa duke përformuar mbrëmë.

Pamje të reja që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale tregojnë se ai ishte ngjitur në skenën e “Venom”-it.